Showbiz

Ndarja e çiftit të famshëm kthehet në një dramë interneti

Pak ditë më parë Brooklyn Bekham dhe Chloe Mortez i dhanë fund lidhjes së tyre…përsëri!

Dy të rinjtë janë fotografuar pa unazën e famshme të premtimit pasi në fund të fund të fundit ato u thyen. Megjithëse kjo nuk është ndarja e tyre e parë, fakti që Brooklyn u fotografua duke u puthur me një modele i bëri të gjithë fansat e Mortez t’i kthehen kundra.

Djali i yllit të futbollit, David Beckham, u shpreh se ndihet i kërcënuar nga ushtria e fansave të ish të dashurës së tij të cilët po i vërsulen me mesazhe kërcënuese dhe meme qesharake që po e bëjnë të ndihet në siklet.

Ndarja e tyre në një kohë kaq të shkurtër është shndërruar në një dramë të vërtetë në rrjetet sociale dhe portale të ndryshme të huaja dhe Brooklyn nuk e përballon dot urrejtjen dhe kritikën që vjen në çdo moment të ditës si shuplakë.

Nga ana tjetër Chloe Mortez po qëndron e qetë dhe po u sugjeron fansave të saj një listë me këngë që flasin për tradhëtinë, duke nënkuptuar se Brooklyn e ka tradhëtuar dhe ky fakt i irriton fansat e saj edhe më shumë.