Showbiz

Ndërron jetë aktorja dhe performuesja e Teatrit të Kukullave, Eva Pëllumbi

Aktorja e njohur shqiptare dhe performuesja në Teatrin e Kukulla, Eva Pëllumbi ndërroi jetë në moshën 66-vjeçare në Gjermani aty ku do të mbahet edhe varrimi.

Ajo ka nisur aktivitetin e saj në skenë që në moshë të hershme në Pallatin e Pionierve e më tej vazhdoi studimet për kanto dhe Liceun Artistik dhe Akademinë e Arteve.

Në Teatrin e Kukullave, Eva i dha frymë roleve të shumta që kanë argëtuar pa masë publikun shqiptar ndër më të njohurit është edhe roli i Pinokut që i ka mbetur në mendje të gjithë fëmijëve të viteve 80-90.

Ajo gjithashtu ka qenë pjesë e kinematografisë ku është shfaqur në filma të rëndësishëm si; “Vajzat me Kordele të Kuqe”, “Ëndërr për një karrige”, “Eja”, “Kapedani” etj.