Celebrities Gossip Showbiz

Ndodh e papritura, një nga çiftet më të pandashëm të botës së spektaklit i japin fund lidhjes së tyre!

Pas 20 vitesh dashuri, 17 vitesh martesë dhe 3 fëmijësh së bashku, ylli televiziv Ilary Blasi dhe ish-futbollisti italian Francesco Totti thuhet se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Sipas “Corriere della Sera” ata tashmë po jetojnë të ndarë në shtëpi, në mega-vilën e tyre në Romë. Për shumë vite ata kanë përfaqësuar një nga çiftet e pandashme të botës së spektaklit.

Ishte “Dagospia” që dha lajmin pasditen e djeshme. Ilary së fumdmi sjellim në vëmendje se nuk ishte e pranishme në festën e 45-vjetorit të Tottit. Sipas “Corriere della Sera”, mungojnë vetëm dokumentet ligjore për të zyrtarizuar ndarjen. Sa i përket arsyes që ka çuar në ndarjen e kësaj dyshe të njohur gazeta “Corriere della Sera” ka shkruajtur se:

Ilary ka pasur një flirt me një koleg televiziv. Kur Francesco e mori vesh, padyshim që nuk i ka pëlqyer. Por nuk mbaron me kaq. Thuhet gjithashtu se futbollisti ka rënë në dashuri me një tjetër, me të cilën mendohet se ka një lidhje prej pak kohësh dhe është shumë i dashuruar.

Po ashtu flitet për një sherr mes të dyve më 5 shkurt, gjatë një udhëtimi familjar në Castel Gandolfo. Megjithatë, për momentin nuk ka konfirmime apo mohime zyrtare. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim për ndonjë pohim zyrtar nga vet dyshja.