Food & Drink

Ndodh edhe kështu, çifti ‘detyron’ të ftuarit të lajnë pjatat pas dasmës

Një dasmë supozohet të jetë rast i lumtur për të gjithë pjesmarrësit, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet, veçanërisht kur bëhet fjalë për të menaxhuar buxhetin e eventit.

Një përvojë jo dhe aq të mirë e kishte një grua kur u ftua në një dasmë, në një vend “të mrekullueshëm dhe të shtrenjtë”. Mirëpo e ftuara e kuptoi se kostoja e këtij organizimi të “ceremonisë së bukur” u bë me shkurtime në aspekte të tjera.

Gruaja u trondit kur e zbuloi se ajo dhe nëntë të ftuar të tjerë ishin ngarkuar të lanin të gjitha pjatat e pista, pasi nusja dhe dhëndri që organizuan vetëshërbimin me ushqim, nuk arritën të punësojnë askënd për ta pastruar rrëmujën. Dhe kjo sigurisht për të ulur kostot e pagesës së eventit.

Nusja dhe dhëndri harxhuan pjesën më të madhe të parave të dasmës së tyre për të prenotuar vendin si dhe për fustanin e nusërisë, kështu që vendosën si një mënyrë për të mbajtur nën kontroll buxhetin, të ‘vetëushqeheshin’.

“Darka mbaroi dhe shoqëruesja e nusjes, kërkoi që disa prej nesh të shkojnë në kuzhinë. Ajo na tregoi pjatat dhe gotat dhe më pas na tha se duhet t’i lajmë”, u shpreh një nga të ftuarat e nderit.

Sipas saj, pjesë e këtij vetëshërbimi, është që të merrnin me qira edhe enët, dhe nëse ato nuk kthehen të pastra në fund të mbrëmjes humbet shuma e lënë garant për marrjen e enëve me qira.