Bota Botë e Çuditshme

Ndodh në Itali/ Në spital me temperaturë 42, por akulli të vjen nga tregu i peshkut!

Për spitalet e Leçes në Itali ishte një fundjavë makthi për shkak të valës së fortë të të nxehtit ekstrem që “i vuri flakën” Salentos. Spitalit “Vito Fazzi” iu desh të kërkonte ndihmë nga një shitës peshku i zonës për të kompensuar mungesën e akullit dhe për të trajtuar një pacient që në mjediset spitalore u paraqit me temperaturë 42 e nuk i përgjigjej mjekimit.

Dhe kështu, direkt në dhomën e urgjencës shkuan plot gjashtë thasë me akull, secili me peshë dhjetë kilogramë.

Kërkesat trefishohen

Rritja e numrit të personave që shkojnë me pushime, bashkë me valën e jashtëzakonshme të të nxehtit kanë ngarkuar sistemin shëndetësor të Pulias. Urgjencat janë të shumta.

Në total, në 24 orë pati mbi 2 mijë telefonata që kërkonin ndihmë të specializuar. Urgjencës së spitalit “Vito Fazzi” iu desh të menaxhonte njëkohësisht dhjetëra kode të kuqe, mes tyre gjashtë pacientë me goditje nga i nxehtësi e temperaturë të lartë deri në 41 apo 42.

Vendimi për të shkuar te peshkatari

Ka qenë drejtori i përgjithshëm i ASL-së, Stefano Rossi, i cili shpjegoi se çfarë ka ndodhur:

Për shkak të vazhdimit të temperaturës së lartë të trupit dhe kur u konstatua se terapia mjekësore nuk po funksiononte, mjekët u konsultuan mes tyre dhe kontaktuan kompaninë De Mar që merret me prodhimet e peshkut. Tregu i peshkut parashikon dërgimin e shpejtë e falas të gjashtë thasëve me akull, secili me peshë dhjetë kilogramë.

Një ndërhyrje rekord

Falë afatit të shpejtë kohor të dërgesës me akull, në Urgjencën e Leçes u kryen 444 ndërhyrje nga mbi një mijë kërkesa për ndihmë. Nisur nga kjo, familjarët e pacientëve dhe vetë personeli shëndetësor falënderuan bujarinë e tregtarëve të peshkut.