Aktualitet

Ndodhi sërish, një 26-vjeçar vritet si George Floyd në SHBA!

Përfshihet nga një tjetër skandal policia në SHBA. Policia akuzohet për vrasjen e një qytetari hispanik 26-vjeçar Mario Gonzalez i cili u ndalua dhe u mbështet në tokë nga dy oficerë. Pas njoftimeve për një burrë të dehur në park policët ndërhynë.

Ata ndaluan 26-vjeçarin dhe e mbështetën për tokë, duke bërë që burri ta humbasë jetën më 19 prill,  pas një përleshje me agjentët që u përpoqën ta prangosnin. Imazhet u morën nga kamerat e trupit të një agjenti dhe u shpërndanë më 27 prill.

Videoja zgjat disa minuta dhe tregon gjithashtu përpjekjet e ndihmës mjekëve për të ringjallur Gonzalez. Incidenti ndodhi në prag të dënimit të agjentit Derek Chauvin, për vrasjen e George Floyd.