Celebrities Film & Tv

Ndoshta e ndihmoi fama e marrë së fundmi! Julia Fox pritet të luajë rolin e rëndësishëm krahë Madonna-s!

Julia Fox mund të luajë rolin për filmin e ardhshëm të Madonna-s për jetën e rrëfyer të superyllit. Para pak ditësh Madonna postoi një seri fotosh në rrjetin e saj social Instagram duke pozuar me Fox dhe në krahë të atletëve Antonio Brown dhe Floyd Mayweather, plus të dashurit të ri të bukuroshes Kanye West me mbishkrimin:

Shkova në darkë me Julia për të folur për filmin tim dhe disa njerëz të tjerë u shfaqën.

“Entertainment Weekly” raportoi të shtunën se Fox, e cila dha një performancë të re në “Uncut Gems” të 2019 dhe po konsiderohet të luajë shoqen e vjetër të Madonnës, Debi Mazar. Mazar, është një aktore e njohur për “Empire Records” dhe “Goodfellas”.

Madonna ka vite që po punon për filmin për jetën e saj, duke bashkëpunuar në një draft të skenarit me fituesin e çmimit “Oscar”-it Diablo Cody, i cili shkroi “Juno” dhe “Jennifer’s Body”.

Fox dhe Mazar bënë një intervistë së bashku për “Document Journal” në muajin gusht. Ku Julia i tha Mazar-it se:

Ne kemi folur me mesazhe, por asnjëherë personalisht. Më fal, jam e goditur nga yjet!

Në vitin 2015, Mazar foli për Huffington Post për miqësinë e saj me Madonën.

Ne jemi mikeshat më të mira dhe më të vjetëra në kuptimin që kemi qenë shumë të afërta për një kohë shumë, shumë të gjatë si 30 vjet, para se ajo të shënonte një rekord. E takova kur erdhi në Nju Jork dhe u bëmë mikesha të dashura. Ajo që është për të ardhur keq është se ajo është kaq shumë e zënë.