Celebrities Gossip

Ndryshon drejtori ekzekutiv i Fondacionit Mbretëror të William dhe Kate!

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë shpallur personin e radhës që do të drejtojë organizatën e tyre bamirëse pasi shefi i mëparshëm ekzekutiv i saj njoftoi se do të largohej.

Pallati Kensington ka konfirmuar se Fondacioni Mbretëror i William dhe Kate do të drejtohet nga shefja ekzekutive e Bafta Amanda Berry. Ajo merr rolin që më parë mbante Jason Knauf, i cili më parë bëri një ankesë për ngacmim ndaj Meghan Markle.

William është president i shoqatës bamirëse të artit Bafta dhe është takuar me zonjën Berry shumë herë gjatë viteve, me Kate që poashtu është përshëndetur prej saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Bafta. William dhe Kate thanë në një deklaratë të përbashkët:

Ne mezi presim të punojmë me Amandën dhe jemi të emocionuar që ajo ka zgjedhur të bashkohet me ne. Përvoja e saj e gjerë do të jetë me vlerë të jashtëzakonshme ndërsa ne vazhdojmë punën tonë ambicioze bamirëse.

Pallati Kensington tha se zonja Berry do të drejtojë fondacionin pasi vazhdon të ofrojë një strategji të re ambicioze, duke mobilizuar liderët, bizneset dhe njerëzit për të trajtuar së bashku sfidat më të mëdha të shoqërisë. Zonja Berry, e cila filloi në Bafta në vitin 1998 dhe u bë shefe ekzekutive në vitin 2000, tha:

Jam shumë e emocionuar që do t’i bashkohem fondacionit ndërsa vazhdon të rrisë ambiciet globale për punën filantropike të dukës dhe dukeshës.