Showbiz

Në ditëlindjen e tij, Eminem zbulon detaje nga albumi i ri

Ylli i “Rap God” feston sot 47-vjetorin e lindjes dhe sigurisht që ka marrë mijëra urime nga fansat që në këtë ditë kanë kujtuar disa nga hitet më të suksesshme të tij.

Eminem ka jo pak surpriza për të gjithë mbështetësit e tij ndër vite. Miku i tij më i mirë 50 Cent ka zbuluar për “Hollywood Reporter”, se reperi është duke punuar për albumin e tij më të ri.

“Em më dërgoi disa nga punët e tij të fundit që megjithëse nuk janë finalizuar janë të mira dhe do të jenë pjesë e albumit të ri” ,-tha ai duke i dhënë një lajm shumë të mirë adhuruesve të muzikës së Eminem.