Celebrities Film & Tv

Në ditën e tyre të lindjes, ja cilat janë rolet më të mira dhe më të këqija të yjeve të Hollywood!

Sot dy aktorët e njohur të Hollywood-it, Anne Heathway dhe Ryan Gosling festojnë ditëlindjet e tyre. Ata janë dy aktorë të cilët kanë luajtur role jashtëzakonisht të rëndësishme dhe mjaft të bukura ndër vite. Me disa nga rolet e tyre të dy kanë arritur që të dallojnë dhe të fitojnë edhe zemrat e publikut. Por jo gjithmonë mund të ketë pasur raste që të jenë gjithmonë të pëlqyer dhe të shkëlqejnë në çdo film që ata kanë qenë pjesë e kastit.

Ka pasur raste që edhe pas lançimit të filmave të tyre, mund që edhe të mos jenë pritur mirë nga publiku. Kjo është vënë re dhe është vlerësuar nga vetë publiku në disa platforma të ndryshme. Zbuloni se cilat janë filmat më të mirë dhe më pak të mirë, gjatë gjithë karrierës së tyre.

Filmat e Anne Heathway vendosen gjithmonë në qendër të vëmendjes por ja si janë vlerësuar dhe kanë dalë në përfundimin se cilët mund të jenë dy nga rolet e saj më të mira dhe dy më të dështuarat le të themi gjatë karrierës.

1.“The Intern”

Ky është një nga filmat më të mirë ku Anne ka luajtur edhe krahë aktorit të njohur Robert De Niro në vitin 2015 dhe roli i saj ka qenë ai i Jules. Një film i vlerësuar mjaft mirë nga të gjithë dashamirësit e filmave.

2.“The Devil Wears Prada”

Filmi me titull “The Devil Wears Prada” i vitit 2006 pa frikë mund të konsiderohet si një nga filmat më të mirë ku Heathway ka marrë pjesë dhe ka luajtur rolin e Andy Sachs.

3.“The Last Thing He Wanted”

“The Last Thing He Wanted” realisht mund të jetë një film i vitit 2020 por mesa duket nuk ka qenë i duhuri për vetë Anne, të paktën këtë vlerësim ka marrë nga shumica e shikuesve dhe dashamirësve të filmave.

4.“Don Peyote”

Një film i vitit 2014, ku aktorja bukuroshe lunate rolin e Dream Agent dhe që mesa duket nuk ka arritur që të fitojë dashurinë e shikuesve, të paktën këtë thonë statistikat dhe vlerësimet e filmit.

Nga ana tjetër aktori bukurosh Ryan Gosling gjithashtu ka arritur që të fitojë zemrat e publikut në disa nga filmat më të njohur por që ka pasur edhe raste në të cilat edhe nuk ka arritur ndoshta që ta përcjellë si duhet një rol të caktuar tek shikuesit  ose thjesht nuk ka qenë i duhuri për aktorin.

1.“The Big Short”

Filmi “The Big Short” i vitit 2015 mund të quhet edhe si një nga filmat ku roli i Ryan si Jared Vennet ka qenë një nga më të mirët dhe që vlen të theksohet se ka luajtur edhe në krahë të aktroit të njohur Brad Pitt.

2.“Blade Runner 2049”

Një prodhim i vitit 2017, filmi “Bade Runner 2049” e bën rolin e Gosling, një nga më të pëlqyerit dhe padyshim kryesorin në krah edhe të yllit të njohur Harrison Ford.

3.“Murder By Numbers”

Ky film i vitit 2002 me titull “Murder By Numbers” ndoshta ka qenë një nga ata filma ku roli i Richard Haywood ndoshta nuk i është përshtatur siç duhet Ryan-it.

4. “Only God Forgives”

“Only God Forgives” është një film i vitit 2013 në të cilin roli i aktorit Ryan nuk ka arritur që të pëlqehet edhe aq shhumë nga ana e shikuesve.