Showbiz

Në intimitet, Ermal Fejzullahu feston 10 vjetorin e martesës

Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana janë një ndër çiftet më të bukur të showbizit shqiptar të cilët shpeshherë bëhen kryefjala e portaleve për familjen e tyre të bukur.

Ditën e sotme ata kanë festuar 10 vjetorin e martesës në një mënyrë shumë të thjeshtë dhe private. Në historinë e Instagram-it Ermal Fejzullahu ka postuar një video të një torte ku shkruhet “Urime 10 vjetori jonë” ndërkohë që bashkëshortja e tij shihet duke e prerë.

Mesa duket ata kanë vendosur që këtë datë të shënuar ta festojnë vetëm në shoqërinë e njëri-tjetrit.