Aktualitet

Në kërkim në Spanjë për trafik narkotikësh, arrestohet një 50-vjeçar në Vlorë!

Akuzat për trafik ndërkombëtar droge në Spanjë, pranga një 50-vjeçari në Vlorë. Me qëllim ekstradimi në shtetin spanjoll, shtetasi të cilit i jepen inicialet L.B u prangos në operacionin policor të koduar “Escape”, në Rrugën Transballkanike. Dy javë më parë ishte shpallur në kërkim, i dënuar në mungesë për veprat penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin dhe kultivimin e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Me të shkon në tre numri i të arrestuarve në Vlorë si pjesë e këtij grupi kriminal që vepronte në Spanjë në kultivimin e plantacioneve të bimëve narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Një 50-vjeçar është arrestuar në Vlorë, si pjesë e grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës në Spanjë. Ai u prangos gjatë operacionit të koduar “Escape” në Rrugën Transballkanike në Vlorë me qëllim ekstradimin e tij në Spanjë ku dhe do të vuaj dënimin.

Më 14 shkurt 2023, Gjykata Qendrore e Instruksionit në Spanjë shpalli në kërkim 50-vjeçarin , ndërsa e kishte dënuar me burg në mungesë, për veprat penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin dhe kultivimin e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

50-vjeçari është i arrestuari i tretë në Vlorë si pjesë e këtij grupi kriminal që vepronte në Spanjë në kultivimin e plantacioneve të drogës. Gjatë operacionit “Escape” u arrestua 50-vjeçari L.B., ndërsa më herët ranë në pranga edhe trafikantët U. S. dhe Xh. H., të cilët akuzohen për kultivimin e marijuanës në Spanjë.

L.B akuzohet si përgjegjës për blerjen, transportimin dhe furnizimin me pajisjet elektrike që përdoreshin për kultivimin e plantacioneve.