Celebrities

Në nder të legjendës Diego Armando Maradona! Ja gjesti i mrekullueshëm i Napoli-t!

Ditën e djeshme u shuajt legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona. E gjithë bota e sportit është në zi. Një infarkt kardiak i mori jetën ish-futbollistit argjentinas, i cili më 30 tetor mbushi 60-vjeç. Homazhet do të zhvillohen në Pallatin Presidencial në Buenos Aires ku pritet pjesëmarrje masive.

“SSC Napoli”, klubi më jetëgjatë në karrierën e Maradonës po shqyrton idenë brilante për të nderuar legjendën e saj. Kryebashkiaku napolitan, Luigi de Magistris i ka bërë thirrje klubit që t’i vendosë emrin e Diego Armando Maradonës stadiumit të qytetit ku argjentinasi për 7 vite fitoi zemrat e italianëve.

Po ashtu kjo është konfirmuar edhe nga Presidenti de Laurentis që ka hedhur propozimin për ta ndryshuar emrin e stadiumit në ”San Paolo-Diego Armando Maradona”. Diego Armando Maradona ka luajtur për disa ekipe, por Argjentina, Boca Juniors dhe Napoli janë tre ekipet ku ai shihet si ‘Zoti’ ende edhe sot.