Celebrities Gossip Showbiz

Në një kartolinë Krishtlindjeje, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz zbulojnë për herë të parë portretin e djalit të tyre!

Moderatorja Einxhel Shkira fitoi zemrën e publikut gjatë pjesëmarrjes së saj në edicionin e parë të “Big Brother Vip”, ku arriti të ishte dhe një nga katër finalistët. Historia e saj e dashurisë me Dj Dagz brenda shtëpisë së “BBV1” mori vëmendje të madhe, një lidhje të cilën ata e kanë vazhduan edhe jashtë dhe sot janë prindër të një djali, i cili quhet Trev.

Gjatë gjithë kësaj kohe Einxhel dhe Dagz nuk e kanë zbuluar portretin e djalit të tyre në asnjë postim në rrjete sociale. Ama mesa duket tashmë erdhi koha e duhur, pasi me një foto familjare, duket qartë fytyra e Trev.  Me rastin e festave ata kanë postuar një kartolinë Krishtlindjesh, ku të tre duken shumë të lumtur dhe më fund mbaroi edhe kureshtja për portretin e djalit të tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)

Einxhel Shkira dhe Sarah Berisha janë dy nga ish-banoret e BBV1 më të komentuara. Sa të ngjashme aq edhe të ndryshme, duket se dy vajzat gjithnjë janë përfolur edhe në lidhje me raportin me njëra-tjetren. Einxhel dhe Sarah e kanë mohuar të ketë një krisje mes tyre, por janë shprehur se thjesht kanë shumë angazhime, gjë që i bën daljet e tyre edhe më të rralla. Ndërkohë, duket se vajzat dalin dhe kjo vërtetohet prej një fotoje të postuar nga Sarah ku duket Pm që mban karrocën e vogëlushit të Dagz dhe Einxhel.