Celebrities Gossip Showbiz

Në postimin më të fundit, Rina shfaqet ‘në flakë’!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

E teksa tanimë kanë vazhduar jetën e tyre si private ashtu edhe atë profesionale, Rina vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale. Para një muaji bukuroshja publikoi këngën e saj më të fundit që është dedikim për ish- partnerin e saj SinBoy e me anë të këtij projekti muzikor, ajo arriti të fitojë zemra e publikut.

E vetëm disa orë më parë me anë të një serie postimesh në Instastory, bukuroshja ka ndarë me ne disa foto ku duket vërtet provokuese dhe i ka shoqëruar me një filtër që e shfaq në ‘flakë’ Rinën. Nuk dihet nëse kjo është një indicie për këngën e re që do të publikojë, megjithatë na mbetet të presim.

Me anë të një ripostimi në Instastory nga një pjesë e videoklipit të këngës së saj padyshim hit, ‘Rosita’, Rina na ka zbuluar pak nga projekti i saj i radhës. ‘Rosita’, një këngë e cila i dedikohet dashurisë që një vajzë ka për Rinën, por që kjo e fundit nuk mund t’ja kthej pasi nuk është në shijet e saj dhe është e lidhur me një djalë.

E pikërisht, surpriza e radhës nga artistja do të jetë një këngë dedikuar dashurisë për një vajzë. Nuk ju duken paksa të  çuditshme këto dedikime të Rinës së fundmi?