Celebrities Gossip Showbiz

Në sezonin e ri të “Më lër të flas” rubrika për talentet me çmim 10 mijë euro!

Pas sukseseve të sezoneve të kaluar, këtë javë nis sezoni i ri i emisionit “Më lër të flas” moderuar nga vëllezërit Veshaj. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, “Më lër të flas” sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv.

Sezoni i ri do të nis mbrëmjen e sotme dhe çdo të shtunë në ekranin e Top Channel dhe do të jemi nën shoqërinë e vëllezërve Veshaj. Në një intervistë Romeo dhe Donald kanë treguar risitë e këtij sezoni:

Romeo: Do jetë shumë interesante ky sezon, të ftuarit kanë për të qenë shumë interesantë dhe rubrika e fundit që ka për të qenë gongu i emisionit

Ky sezon i katërt televiziv vjen me një rubrikë të re, ku çdokush që mendon se ka një talent, mund ta shfaqe atë përpara publikut të gjere, ku në fund të rrugëtimit, më i votuari do të fitojë një çmim në vlerën e 10.000 eurove.

Donald: Risi do të ketë shumë, kemi një rubrikë të re që besoj se do pritet shumë mirë nga i gjithë publiku, na ndiqni mos harroni

Së fundmi faqja zyrtare e emisionit ka publikuar promon e episodit të parë për këtë sezon të tretë duke zbuluar edhe të ftuarit. Fifi rrëfehet për herë të parë për pjesëmarrjen e saj në “Dancing With The Stars” dhe jo vetëm. Performanca dhe interpretime emocionuese që nuk duhen humbur mbrëmjen e sotme.