Aktualitet

Neglizhenca ndaj fëmijëve në makinë, gjoba që ju pret…

Ata që nuk përdorin rripin e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për pasagjerët deri në 12-vjeç, ndëshkohen me masë administrative, me gjobë me vlerë 5.000-15.000 lekë dhe pezullim të lejes së drejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj.

Duke marrë shkas nga një rast konkret i konstatuar, Policia e Shtetit ka publikuar në rrjetet sociale një video të xhiruar gjatë patrullimit në kryeqytet, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia Rrugore e TiranësVijon monitorimi intensiv i qarkullimit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, kujdesuni për sigurinë dhe shëndetin e vetes dhe të fëmijëve tuaj! Cilido që nuk përdor rripin e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative 5.000 – 15.000 lekë të rinj *dhe* pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri 12 muaj.

Posted by Policia e Shtetit on Monday, July 11, 2022

 

Policia Rrugore vijon apelin për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve. Efektivët bëjnë apel veçanërisht për kujdes për sigurinë dhe shëndetin e vetes dhe fëmijëve.