Showbiz

Nëna e Robert Berishës ndahet nga jeta, Nora prek me fjalët për ish-vjerrën

Ditë zie në familjen Berisha sot, pasi Roberti dhe Patrisi kanë humbur nënë e tyre, Teutën.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë Roberti me anë të një postimi në Instagram, ku i dedikon edhe disa fjalë prekëse.

Ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Teuta Berishës, i shprehur edhe këngëtarja Nora Istrefi, e cila preku me fjalët dedikuar ish-vjehrrës.

Ajo rrëfen se Teuta ka qenë gjithmonë shoqja e saj më e mirë dhe se e kanë dashur shumë njëra-tjetrën.

Ke qenë gjithmonë shoqja ime, të kam dashur dhe më ke dashur. Uroj me zemër që shpirti yt i bardhë dhe një grua me kaq shumë vlera të pushojë e qetë dhe në paqe Teuta.

Ndërsa postimin e shoqëroi me një foto të ish-vjehrrës dhe vajzës së saj, Renee.