Celebrities Gossip Showbiz

“Nëse ajo vjen në emision do filloj të qaj”, Graniti i tregon Fifit ndjenjat që ka për ish- të dashurën!

Menjëherë pas spektaklit të para një jave Granit Cana i shprehu Fifit se e sheh thjesht si motër e se mes tyre nuk mund të ndodhë diçka. Këngëtarja, e cila ka një pëlqim të fortë për të nuk e ka përjetuar mirë këtë situatë, madje ka patur kriza paniku që u diskutuan gjatë nga banorët e tjerë dhe publiku jashtë.

E nga dita në ditë duket se Graniti po i largohet Fifit duke ja bërë edhe më të qartë që nuk ka ndjenja për të. Pak ditë më parë, teksa po qëndronin bashkë, Fifi i bëri një propozim të çuditshëm duke i “kërkuar” Granitit të fejohen bashkë. Teksa u organizua “dasma” mes Arditit dhe Beniadës me praninë e Bujar Qamilit dhe orkestrës, këngëtarja pyeti Granitin se përse nuk u fejuan dhe ata. Ky i fundit zgjodhi ta injorojë atë duke kënduar pa i dhënë asaj një përgjigje.

E mesa duket, edhe pse i qëndron afër Graniti po i tregon nga pak Fifit se ka ndjenja për dikë tjetër jashtë shtëpisë dhe bëhet fjalë pikërisht për ish-in e tij me të cilën ka bashkëjetuar. Ai i ka treguar pak nga historia e tij me të dhe u shpreh nëse ajo do i vinte në emision, ai do të përlotej pasi e do shumë.

Kam bashkëjetuar me të, tani jemi kështu ‘complicated’, por nëse ajo vjen në emision do filloj të qaj, aty do e merrni vesh se sa e dua. Është nga Peja por kemi bashkëjetuar në Prishtinë. Vetëm familja ime e di per të, dhe motra e saj. Babi i ka vdekur. 

Kjo duket se i ndikoi shumë Fifit, e cila i tha se përse nuk ja kishte thënë këtë më përpara dhe u shpreh se tanimë do ta “ruajë” më shumë nga vajzat brenda shtëpisë që e ngacmojnë.

Po ti t’keqen motra e kishe thënë përpara, tani do jem e keqe tamam me këto të tjerat që të gjuajnë. 

Së fundmi, në lidhje me marrëdhënien mes tyre reagoi dhe motra e Granitit, e cila mori vëmendjen e të gjithëve. Ajo postoi si fillim një video së bashku me të vëllain ku shkruante se e donte dhe e mbështeste atë. Më pas ka bërë një InstaStory që i habiti të gjithë më atë që që kishte shkruar. Por e ka fshirë brenda pak minutash. Ajo kishte thënë se në të vërtetë Graniti kishte një pëlqim për Semin dhe se ai duhet të rrinte i qetë pasi më në fund shpëtoi nga një e çmendur dhe e sëmurë mendore si Fifi.

Fjalë të tilla me të vërtetë na kanë shokuar të gjithëve, pasi disa ditë më parë ajo ishte e ftuar në një emision dhe e ka cilësuar Fifin si kunatën e saj duke thënë se e sheh mjaft serioze lidhjen e saj me të vëllain.