Celebrities Fashion Gossip

Nëse e keni bezdi të vishni të njëjtat gjëra me partnerin tuaj, Cardi B ju provon se kjo mund të jetë trend-i i momentit!

Reperja e famshme Carbi B dhe partneri i saj Offset janë parë së fundmi duke mbajtur çanta të njëjta të firmës Hermes. Ndërsa reperi mori një version të madh, Cardi zgjodhi stilin e saj, çantë 35 centimetra.

Dyshja e njohur, të cilët aktualisht janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, i kombinuan çantat e tyre me pantallona të shkurtra lara lara, me bluza nga ‘Gallery Dept,’ një markë neutrale gjinore që kohët e fundit bashkëpunoi me Migos.

Të dy kishin aksesorë të shtuar, Offset një kapelë të ndritshme portokalli ndërsa Cardi B kishte një kapelë në formë kove ngjyrë vjollcë, bizhuteri ari dhe sandale spirale ‘Bottega Veneta’. Po ju a do të guxonit të dilnit rrugëve të veshur njësoj me partnerin/en tuaj?!

Me siguri keni parë stile të ndryshme thonjsh, por aq të guximshme dhe ekstreme sa të reperes Cardi B, nuk besoj se keni parë asgjëkundi. Këngëtarja e “WAP”, së fundmi ka zbuluar thonjtë e saj më të reja me zbukurime të ndryshme dhe sigurisht super të gjata. Dizajni i cili duket se do të ishte më i përshtatshëm në një gjerdan sesa në thonjtë e saj përfshijnë emrin e reperes, emrin e vajzës së saj si dhe fjalën “mama” dhe një gjarpër.

Rikujtojmë, se me rastin e 3-vjetorit të lindjes së vogëlushes së saj Kulture, reperja nuk u kursye dhe vendosi që t’i blinte një varëse plot me diamante. Varësja mbante figurën e personazhit për fëmijë, Minnie Mouse dhe një shkronjë ‘K’ si inicial për emrin e saj.

Ndërkaq, këngëtarja e njohur Normani është rikthyer pas një pauze të gjatë, me një projekt të ri muzikor, të titulluar “Wild Side”, ku në të shfaqet dhe reperja Cardi B. Kënga u lançua vetëm pak ditë më parë me një video muzikore të prodhuar nga Tanu Muino, i cili kohët e fundit u mor dhe me projektin “Up” të Cardi B, si dhe koreografi nga bashkëpunëtori i shpeshtë i Normanit, Sean Bankhead.