Showbiz

Nëse nuk dëshironi të mbani maskë, Eminemi ka një ‘diss’ për të gjithë ju

Teksa në vende të ndryshme të botës, mbajtja e maskës është bërë e detyrueshme në ambiente publike apo pune, për ata që pëlqejnë të ruhen nga Covid-19, duhet të përballen me Eminem.

Pak orë më parë reperi ka publikuar bashkëpunimin e tij me Kid Cudi ku tallet me të gjithë ata që preferojnë të mos mbajnë maskë duke rrezikuar veten dhe të tjerët.

Kënga vjen si ‘diss’ për të gjithë ata njerëz që nuk e kanë marrë seriozisht rrezikun nga pandemia duke qenë më të predispozuar për tu infektuar.