Aktualitet

Nesër na pret moti i acartë, Bulqiza që sot nën “pushtetin” e tij!

Ulja e temperaturave, shoqëruar me erë të fortë ka rikthyer reshjet e dëborës në të gjithë rrethin e Bulqizës. Si pasojë e borës, raportohen probleme për qarkullimin e automjeteve në disa rruge ruale të njësive administrative të Bashkisë Bulqizë. Policia iu bën thirrje drejtuesve të tyre, të kenë kujdes gjatë lëvizjes në rrugët kombëtare e rurale.

Ndërkaq, sa i përket parashikimit të motit, java ka nisur me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore. Sipas shërbimit MeteoAlb, më të theksuara, reshjet janë në zonat veriore dhe në nje pjesë të atyre në qendër. Mbrëmja sjell vranësira të shpeshta e kthjellime, në të gjithë territorin.

Sot, temperaturat e ajrit luhaten në vlerat nga minus 2 në 13 gradë celcius ndërsa nesër do të jetë edhe më ftohtë, nga minus 4 në 14 gradë. Por, dita e martë sjell përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike, duke larguar gradualisht vranësirat nga i gjithë territori i vendit.