Celebrities Orët

Nga data 9 Korrik “Orët” do të nisë transmetimin në Top Albania Radio!

Më 9 Korrik në Top Albania Radio fillon transmetimin podcasti më i ri i Edea Demaliaj. “Orët” do të tentojë të hedhi dritë mbi historitë e vërteta të krimit, rrëmbimeve e fenomeneve kulturore që e lënë Shqipërinë tonë në vend, e shpesh e kthejnë disa hapa mbrapa. Intervistat me viktimat e ngjarjeve më të bujshme do t’i rikthejnë rëndësinë e humbur historive të vërteta e mbi të gjitha të rikujtojnë publikun se ndonjëherë është më mirë të dish se të mos dish.

Një podcast krejtësisht i ri, nga Edea, e cila përpos karrierës së saj si këngëtare po ngjit shkallët e karrierës si gazetare e psikologe ku në vitin 2021 u diplomua me dy diploma bachelor në Journalism dhe Psychology.

Në një vend ku të fshehtat rrallë dalin në sipërfaqe, shumë pak ngjarje i mbijetojnë mizorisë së kohës dhe arrijnë të dalin në dritë. Në fushëbetejën e jetës, jo të gjithë dalin fitimtarë, ama një gjë është e sigurtë të gjithë luftojnë. Ky është një podcast i bazuar në histori të vërteta. 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)