Gossip Showbiz

Nga debati i ashpër me Camila-n, Shawn Mendes paska zbuluar frikën e tij më të madhe!

Këngëtari i njohur kanadez, Shawn Mendes së fundmi ka hapur zemrën dhe ka rrëfyer frikën e tij më të madhe. Kur u pyet për frikën e tij, Mendes rikujtoi një debat të ashpër që ka pasur këto kohë me të dashurën e tij, Camila Cabello-n.

I ngrita zërin asaj dhe ajo më tha: ‘Nuk më pëlqen kur më ngre zërin. Pse më ngrite zërin?’. Dhe menjëherë fillova të mbrohesha. I thashë: ‘Nuk po të ngrija zërin!’. Por në fakt ja ngrita zërin. Dhe mendova: ‘Oh Zot, kjo është gjëja më e keqe’. Jam shumë i tmerruar nga të qenit i lig. Kam shumë frikë të jem i keq.

Më pas ai tregoi se frika e tij për të qenë “i lig” e shtyu atë të hynte në një “bisedë të thellë” me Cabello-n se si të qenurit mbrojtës për të bërë diçka të gabuar e bëri atë që të ngrinte zërin.

Ndoshta ka edhe një të keqe brenda meje dhe unë duhet të pranoj që ekziston. Por unë nuk mund të shmangë faktin se ka pak errësirë brenda meje dhe ta lë këtë errësirë të jetë e pranishme është një ndjenjë e tmerrshme.

I pyetur nëse i kërkoi falje të dashurës së tij dhe nëse e rregulloi sjelljen ndaj Camila-s, Mendes tha se kjo gjë ndodhi më vonë.

E bëra për të keqen dhe frikën time dhe ajo më qetësoi. Pastaj m’u deshën 20 minuta larg saj për të lexuar një libër dhe pastaj u ktheva tek ajo dhe i thashë: ‘Ky ishte një gabim dhe të kërkoj falje’.

Rikujtojmë, se së fundmi nëpër shumë media kanë qarkulluar foto të këngëtares Camila Cabello, ku ajo shihej e veshur me rroba banje duke shëtitur bregut të detit. Edhe pse nuk kishte asgjë të tepruar apo për të bërë bujë, fansat e kanë gjetur diçka që i kanë bërë këto foto virale dhe shumë të përfolura.