Celebrities Gossip Showbiz

Juli i fishkëllen Eglës, çfarë ndodhi mes banorëve të BBV3?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Raporti mes Julit dhe Eglës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka shumë ulje e ngritje. Teksa në një moment duket se flasin qetë dhe kuptohen me njëri-tjetrin, menjëherë ndryshon gjendja dhe nisin debatet e ashpra dhe me tone të larta. E kështu ka ndodhur edhe mbrëmjen e djeshme, ku madje në një moment Juli i fishkëlleu Eglës.

Juli: Hajt se të tregoj unë ty, po debatove më në këtë shtëpi. Ec vazhdo

Egla: Edhe ti pate nevojë me e bërë këtë?

Juli: Nuk të kthe askush përgjigje

Egla: Edhe ti pate nevojë me bërë kështu gjërash?

Françeska: Po bën si Romeo

Juli: Ça me i thënë tani

Françeska: Kështu bën Romeo

Juli: Është mësuar me Romeon, kështu e do

Gjatë një bisede me Heidin, Meritoni ka shprehur mallin dhe dashurinë që ka për Ilnisan. Moderatori i njohur shprehet se i mungon por të paktën ajo ndjehet e lumtur pasi është me vajzën dhe familjarët e saj.