Showbiz

Nick Jonas gati për të ‘shtënë në dorë’ Jenna Dewan

Nick Jonas njihet si një ndër ato djem që preferojnë vajza më të mëdha në moshë dhe kjo vërtetohet nga lidhjet që ai ka pasur në të kaluarën.

Kohët e fundit është vënë re se këngëtari dëshiron të ketë diçka më tepër se shoqëri me aktoren dhe kërcimtaren Jenna Dewan. 37-vjeçarja sapo ka nisur procesin e divorcit nga bashkëshorti i saj Chaning Tatum ndarja e të cilëve shokoi publikun e gjerë.

Ajo ka parakaluar e vetme në “Billboard Music Awards” ku dukej e mrekullueshme duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve veçanërisht të Nick Jonas.

Teksa ka postuar një foto në sajën në rrjetin social Instagram nuk ka munguar komenti i 25-vjeçarit në dukje flirtues. Ky detaj nuk është lënë pa u vënë re nga fansat e shumtë të aktores të cilët mendojnë se Jonas kërkon diçka më shumë se shoqëri.