Celebrities Music

Nilsa Hysi rrëfen gjithçka për këngën e saj të fundit dhe së shpejti vjen një surprizë për të gjithë!

Sot, e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up” ishte këngëtarja Nilsa Hysi e cila njihet edhe për videot ‘funny’ në Tik Tok. Përveç kësaj Nilsën mund ta mbani mend në emisionin humoristik “Merre Me Lëng”, me Alex Seitaj dhe Anisa Kushta, në Top Albania Radio. Së fundmi, Nilsa ka risjellë një version të ri të këngës popullore “Qaj Maro” me titullin “Qaj”. Përse zgjodhi pikërisht një version të ri të këngës “Qaj Maro”?

Kur e dëgjon në fillim, thua; ‘okay, është një këngë që e kam menduar për ta risjellë’, ndërkohë që nuk është menduar fare. Ishte një moment në studio që po provonim ‘beat’-e të ndryshme dhe kur po provoja të bëja një vijë melodike me doli ajo jugorja ime dhe thashë ta bëj popullore dhe kur po e këndoja doli shumë këndshëm. I kam qejf këngët popullore, labe, polifonike.

Por sa shpesh qan Nilsa? Ja se si përgjigjet ajo:

1 herë në 2,3 ditë por më pëlqen që të gjitha emocionet negative t’i nxjerr, t’i shfryj dhe më ka fuksionuar shumë mirë.  Thjesht më ndodh, është pjesë e imja tashmë.

Nga kush është frymëzuar Nilsa për këtë këngë? Këngëtarja shprehet se:

Kam dëgjuar Aurela Gaçen. E dëgjoj kur kur bëj punët e shpisë ose kur jam duke ndejtur kot (qesh). Ajo më frymëzoi por gjithsesi i dëgjoj shumë shpesh këngët popullore dhe më pëlqen shumë të risillen dhe të rinjtë e sotëm të vazhdojnë t’i dëgjojnë, sepse dëgjoj shpesh që përveçse nuk i dëgjojnë por edhe i injorojnë.

Kush ishte personi i parë që Nilsa i ka treguar këtë këngë? Ajo tregon se:

Të parit fare ja kam treguar të dashurit tim, është i pari që i dëgjon projektet e mia. Por gjthmonë më mbështët, është nga ata persona që nuk e pëlqen këngën popullore. Është njësoj kritikues aq sa unë ndaj këngëve të mia.

Në çfarë versioni ja këndon këngët popullore familjes së saj?

Nuk i këndoj vetëm këtë këngë por shpesh herë ja marrim një iso labe dhe i kemi shumë qejf të gjithë si familje.

Me çfarë po merret aktualisht këngëtarja? Ajo na tregon se:

Jam duke punuar për dy projekte të tjera, një prej tyre shpresoj të vijë vitin tjetër, në fillim të vitit të paktën. Mendova që ishte një projekt shumë i mirë përpara atij që kam ndërmend të nxjerr. Do të jetë më me ritëm dhe do të jetë bashkëpunim dhe mendoj që do të jetë diçka shumë e veçantë për publikun. Nuk është shqiptar është bashkëpunim i huaj, është kanadez. Është një artist i ri edhe ai, e gjeta në Instagram nëpërmjet një djali që është shqiptar.

Si do të titullohet kënga? Nilsa Hysi thotë se:

Në fakt, kur vendosa për titullin “Qaj” thjesht nuk doja ta vendosja “Qaj Maro”, mendova thjesht ta vendosja “Qaj” pa ndonjë qëllim specifik por që do të ketë një titull pak më intrigant.

Njihet si ‘Nilsa e TikTok-ut’ për shkak të videove “funny”. Sa mirë dhe sa keq i vjen që një pjesë e publikut e njeh për tipin e saj e jo për këngën? Nilsa thotë se:

Me të drejtë nuk më njohin për këngën sepse nuk kam pasur aq shumë projekte dhe nuk kanë qenë më të bujshmet e mundshme. Më vjen mirë që më njohin dhe më pëlqen. Shpesh herë e shoh që ka ardhur momenti që të njihem si ‘Nilsa këngëtare’ dhe pse nuk është gjë e keqe të njihem si ‘Nilsa e TikTok-ut’.

A e ka menduar ndonjëhere Nilsa të vishet me të kuqe dhe të risjellë një këngë për festat e fundvitit?

Jo, se nuk më pëlqen. Emocionohem por nuk i shijoj aq shumë dhe nuk imenjohem aq shumë.

Sa kohë ju desh për ta realizuar këngën “Qaj”?

Çuditërisht dhe fatmirësisht diku tek 2 javë.