Celebrities Showbiz

Nis numërimi mbrapsht, na ndajnë vetëm tre ditë nga publikimi i albumit “Happier Than Ever”…

Billie Eillish, një nga artistet më të talentuara të brezit të saj, është përqëndruar në karrierë së fundmi. Ajo po investon shumë energji në arritjen e suksesit në muzikë dhe duket se po ia del mbanë. Billie ka publikuar disa këngë kohë pas kohe, ndërkohë që ajo ngrohu zemrat e fansave në Instagram me publikimin e disa momenteve gjatë xhirimeve.  

Kujtojmë se pak kohë më parë, Billie ndau me fansat në rrjetin e saj social lajmin se do të bëjë një koncert të quajtur “Happier Than Ever: A Love Letter To Los Angeles” për të festuar publikimin e albumit të saj. Duket se momenti erdhi dukeqenë se së shpejti lançohet albumi i shumëpërfolur.

Me sa duket, lajmet e rëndësishme Billie preferon t’ia zbulojë vetë ajo fansave në Instagram duke dashur kështu të ketë një marrëdhënie më të afërt me ta. Siç zbuloi vetë artistja, na ndajnë vetëm tre ditë nga publikimi i albumit “Happier Than Ever”.

Tre ditë derisa albumi im “Happier Than Ever” të publikohet dhe dua të qaj për këtë.

Lot gëzimi me siguri, por dukshëm Billie nuk është e vetmja e emocionuar lidhur me këtë lajm. Fansat ndajnë të njejtin emocion me këngëtaren, pasi shumë prej tyre kanë treguar se po e presin me padurim ditën e lançimit të albumit.

Me siguri shumë prej fansave të Billie në vendin tonë janë poashtu të emocionuar. E vetmja gjë që ka ngelur është të presin fare pak deri në ditën e publikimit. Me siguri çdo projekt muzikor i artistes do të pëlqehet dhe vlerësohet shumë nga fansat e saj.