Aktualitet

Nis vaksinimi i punonjësve të transportit ajror!

Nisi sot vaksinimi i një grupi të rëndësishëm të transportit, siç jajnë punonjësit e transportit ajror. Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Shendetësisë Ogerta Manastirliu në rrjetet sociale.

Kujtojmë se më herët ka nisur edhe vaksinimi i operatorëve turistikë ndërkohë që pritet pas disa ditësh të nisë edhe vaksinimi i punonjësve të transportit publik. Vaksinimi i personelit të hoteleri turizmit që ka nisur prej ditësh po vijon me ritme të shpejta në të gjithë vendin.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka inspektuar një nga qendrat në Berat ku po vijohet me vaksinimi të personelit të hoteleri turizmit.

Ai tha se ky vaksinim do të lehtësojë sezonin turistike dhe Shqipëria do të kthehet në vendin e parë në Ballkan që do të ketë një turizëm pa kufizime për të pritur turistët e huaj.

Personeli Hoteleri-Turizmit po vaksinohen me AstraZeneca dhe gjatë ditës së sotme në berat do të vaksinohen 100 personel dhe se brenda javës mendohet që në këtë zonë të jenë vaksinuar i gjithë personeli i turizmit.

Edhe në Sarandë, operatoret turistik dhe punonjësit e kësaj industrie kanë nisur vaksinimin. Imunizimi i personave që do të shërbejnë në turizëm pritet të sjell më shume siguri tek turistët gjatë sezonit veror. Operatorët turistik kanë pritshmëri, për një sezon të mbarë, duke shpresuar që muaji qershor të rikthej normalitetin në turizëm.