Politikë

Nisi sot operacioni më i madh i eksportit detar të Shqipërisë; kapen 2 peshq ton

Shqipëria intensifikon eksportin detar. Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i Japonisë, Takada Mitsuyuki, asistuan në kapjen e peshkut të parë ton që do të dërgohet për eksport në vendin e largët aziatik.

Nis sot operacioni më i madh i eksportit detar të Shqipërisë, i cili e përfshin edhe Japoninë në hartën e eksporteve shqiptare, që nga 3 vende në vitin 2013 sot ka plot 27 destinacione. Industria shqiptare e peshkimit tanimë është një industri konkurruese në tregun ndërkombëtar dhe pas pesëfishimit të eksporteve të saj në dy mandatet e para, synojmë dyfishimin në mandatin e tretë, shkroi kryeministri Rama në Facebook.

“Jam shumë i kënaqur që marr pjesë në këtë dërgesë të parë nga Shqipëria për në Japoni. Ky është një shembull mjaft i mirë për sipërmarrësit shqiptarë”, tha ambasadori Mitsuyuki.

Ndërkaq më herët, kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, ka publikuar në rrjetet sociale edhe një foto ku shfaqet kryeministri Edi Rama në Sarandë

Pas mbështetjes financiare që u premtoi peshkatarëve, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të kalojë një ditë pune me ta në det të hapur. Ai shfaqet në këtë foto me dy peshq ‘ton’ në një varkë peshkimi në Detin Jon në Sarandë.

Fotoja është publikuar nga kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma nga ku mësohet se kreu i qeverisë ka vizituar rezervuarët e mëdhenj të peshkut ton në Sarandë, prodhim që Shqipëria e eksporton edhe jashtë.

Në foton e publikuar kryeministri kërkon të tregojë se ka pothuajse të njëjtën gjatësi me peshqit e kapur.