Celebrities Film & Tv Showbiz

Një arritje në karrierën e saj, Salma Hayek nderohet me një yll në “Hollywood Walk Of Fame”!

Salma Hayek është një ndër aktoret më të famshme në Hollywood. Së fundmi aktorja ka arritur një sukses të madh në jetën e saj artistike. Hayek është nderuar me një yll në bulevardin e famshëm të Hollywood, “Walk Of Fame”.

55-vjeçarja fituese e çmimit Oscar pranoi yllin, e veshur me një fustan mahnitës të zi me zbukurime me diamante në pjesën e dekoltesë. Hayek u shoqërua në ceremoni nga bashkëshorti i saj François-Henri Pinault dhe vajza e tyre 14-vjeçare, Valentina Paloma.

Pjesë e ceremonisë ishin edhe kolegu i saj, aktori Adam Sandler dhe regjisorja e filmit të saj të publikuar së fundmi nga Marvel, “Eternals”, Chloe Zhao. Sandler, i cili luante në rolin e burrit të Salma-s në filmin komedi të titulluar “Grown Ups” dhe vazhdimin e tij, doli në skenë për të kujtuar kohën e tij të kaluar me aktoren gjatë xhirimeve.

Në fjalimin e saj aktorja u shpreh se:

Të gjithë fansat e mi të dashur, nëse pyesni veten se çfarë më dha guximin për të qëndruar, unë them se ishit ju, sepse megjithëse studiot nuk më njihnin këtu në Hollywood, të gjithë latinët në Shtetet e Bashkuara e dinin se kush isha. Ata e kuptuan që unë erdha këtu me ëndrra si ata. Mbaj mend që studioja më thoshte shumë herë: “Pse nuk kthehesh te telenovelat meksikane? Nuk do të gjesh kurrë punë këtu.” Kështu që unë thashë se askush nuk më do mua këtu. Më duan në vendin tim. E vetmja gjë për të cilën qëndrova ishte për dashurinë e kinemasë.

Karriera e Salma-s nisi në vitin 1989 kur ajo luajti në telenovelën “Teresa”. Pas kësaj, ajo siguroi role në “Desperado” në 1995, “From Dusk Till Dawn” dhe “Wild Wild West”, në të cilat ajo luajti përkrah me Will Smith. Në vitin 2003, mori një nominim për Oscar për aktoren më të mirë për portretizimin e artistes meksikane Frida Kahlo në filmin “Frida”.

Rikujtojmë se, aktorja e famshme meksikano-amerikane, Salma Hayek pas rrëfimit për punën me producentin Harvey Weinstein, ku tregoi sesi ai e kishte detyruar të bënte një skenë nudo vetëm që ta shihte, u shpreh se producenti i famshëm nuk ishte i vetmi që sillej keq me femrat në Hollywood. Ndërkaq, ajo u shpreh se:

Weinstein nuk është i vetmi burrë që siguron pozitat e tij duke e ditur se mund të shkatërrojë gratë. Weinstein nuk është i vetmi. Ne jemi femra! Sulmohemi kudo! Kështu që mësoni të jeni të guximshme. Nuk është e lehtë, por duhet.