Celebrities Music Showbiz

Një artist eksperimental si La Fazani, ja çfarë paralajmëron ai për publikun…

Në 25-vjetorin e Top Albania Radio-s kanë qenë të ftuar të shumtë, nga personat që kontribuojnë çdo ditë për të sjellë suksesin e kësaj radio e deri tek personazhet e famshëm, yje nga bota e madhe e televizionit, artistë, këngëtarë, moderatorë, prezantues, aktorë dhe figura të tjera publike mjaft të njohura u mblodhën në Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor për të festuar  25-vjetorin e radios më unike. Një ndër të ftuarit ishte dhe La Fazani, një artist unik në tregun muzikor shqiptar.

Cila është lidhja jote me Top Albania Radio-n?

Top Albania Radio më ka mbështetur gjithmonë duke luajtur këngët e mia. Jam tepër mirënjohës për mbështetjën që më ka dhënë, por gjithashtu për platformën që iu jep shumë e shumë artistave dhe për punën madhështore që ajo bën.

Në ditët e sotme, çfarë do të thotë të jesh një artist eksperimental?

Në fakt nuk e mendoj që jam artist eksperimental, por bëj atë që kam qejf të bëj. Bëj atë që kam dëgjuar tek artista të tjerë paraprakë që kanë qenë para meje dhe që më kanë pëlqyer shumë. Tani po provoj të jap më të mirën time për dëgjuesit shqipfolës.

Çfarë vjen së shpejti?

Së shpejti do të vijë albumi me 14 këngë.