Celebrities Showbiz

Një ‘ëngjëll’ mahnitës ashtu si vetëm Bella Hadid di të jetë…

Supermodelja e njohur Bella Hadid në fillim të këtij muaji vendosi që të kthehet tek Victoria’s Secret. 25-vjeçarja ka qenë pjesë e tre shfaqjeve radhazi për gjigantin e të brendshmeve në vitet 2016, 2017 dhe 2018. Ajo i ndërpreu lidhjet me kompaninë në vitin 2020, për t’u bashkuar me koleget e saj modele duke akuzuar drejtuesin e atëhershëm Ed Razek për sjellje të papërshtatshme dhe komente të padëshiruara seksuale. Razek më pas u largua nga kompania mëmë e Victoria’s Secret, L Brands dhe VS dhe që atëherë janë punësuar lidere të reja femra. Kjo strategji tani do të përfshijë edhe bukuroshen Hadid.

Tani Bella ka ndarë me fansat e saj disa imazhe nga prapaskenat e setit nga bashkëpunimi i saj i fundit me markën. Modelja në fotot e postuara u shfaq e veshur me të brendshme gjatë një seti fotografik të Victoria’s Secret. Krahas imazhit, Hadid shkroi:

Ditët që kemi në xhirime janë disa nga ditët më të mira që kam kaluar… Mundësuar nga disa nga njerëzit e mi të preferuar @raulmartinez1024 @felicitybwebb

https://www.instagram.com/p/CX_fRVXlV5t/

Rikujtojmë se, supermodelja e njohur Bella Hadid i ka kaluar Krishtlindjet duke ndihmuar familjet në nevojë. 25-vjeçarja ndau një seri fotosh në rrjetin e saj social Instagram teksa shihej duke shpërndarë çanta me produkte ushqimore dhe lodra në bankën ushqimore “Renell Medrano” në stadiumin Yankee të New York-ut.

Ndërkaq, vlen të përmendin se vitet e fundit vetullat e trasha kanë qenë trend, duke lënë pas modën e viteve ’90 ku vetullat ishin të holla. Por mesa duket vetullat e holla janë rikthyer sërish në modë. Vajzat kanë filluar të preferojnë vetullat më të holla, duke “përqafuar” trendin që tashmë e kishim harruar.

Personazhet publikë si Rihanna dhe Hailey Bieber e deri tek FKA Twings e kanë provuar trendin e vetullave të holla, por askush nuk e ka mbajtur këtë model vetullash më shumë se supermodelja Bella Hadid. Postimi i fundit i saj në rrjetin social Instagram, na tregon se modelja nuk është ende gati që të largohet nga vitet ’90.