Film & Tv Tech

Një film i krijuar nga Inteligjenca Artificiale! Regjisori Dave Clark vjen me risi…

Në një botë ku teknologjia po përcakton të ardhmen e krijimtarisë dhe artit, regjisori inovativ Dave Clark sapo ka hedhur një hap të guximshëm përpara duke publikuar trailerin e një filmi që është prodhuar përmes përdorimit të mjeteve të inteligjencës artificiale (AI).

Duke shfrytëzuar fuqinë e dy mjetëve të avancuara të Intelgjincës Artificiale, Midjourney V6 dhe RunwayML, Clark ka krijuar një përvojë filmike krejtësisht “të çmendur”. Këto mjete nuk janë thjesht asistentë digjital, por kanë shërbyer si krijues bashkëpunëtorë në dhënien e një vizioni të ri dhe të guximshëm kinematografik.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ❷ (@afraid_2_sleep)

Përdorimi i inteligjencës artificiale në krijimin e filmit mund të duket në fillim jo tradicional, por është e qartë që ka potencialin të bëhet evolucioni i radhës madhor në fushën e rrëfimit të historive. Midis mundësive që përfshijnë skenarë që adaptohen automatikisht dhe vizualizime që sfidojnë imagjinatën, AI po hap një epokë të re të eksplorimit kreativ.

Ky film, që do të përshkruajë limitet e aftësive të teknologjisë së tanishme dhe të mundësive të paeksploruara, premtimi i inteligjencës artificiale si mjet i fuqishëm krijues është i pashmangshëm.