Celebrities Gossip Showbiz

Një foto e Ledrit dhe Elvanës na ngriti dyshimet për një bashkëpunim mes dyshes!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Ai thuajse kurrë nuk ka ndaluar së sjellur muzikë të mirë për ndjekësit e tij. Teksa ka publikuar mjaft projekte të reja solo dhe në duet, mund të presim edhe një surprizë nga artisti.

Së fundmi, me anë të një Instastory Ledri së bashku me Elvana Gjatën teksa janë gjendur bashkë në të njëjtin festival kanë ngritur dyshimet për një bashkëpunim mes tyre. Krahas fotos, dyshja nuk ka zgjedhur të na zbuloj diçka, megjithëse nga dy artistë si Ledri dhe Elvana padyshim një duet do të ishte një super surprizë.

Elvana vazhdon që të jetë mjaft aktive në muzikë ku herë pas here vjen me projekte të reja, bashkëpunime apo solo. Gjithashtu ajo është mjaft e angazhuar edhe duke dhënë koncerte të shumta apo duke performuar në clube-t më në zë, jo vetëm në Shqipëri. Bukuroshja, vetëm para pak ditësh, vendosi të na surprizojë me një projekt të ri, në bashkëpunim me këngëtaren Dhurata Dora. ‘Gajde’, e cila duket se po pëlqehet shumë nga ndjekësit, pasi brenda 24 orëve ka arritur më shumë se 2 milion shikime në platformën YouTube. Një sukses ky i parashikuar nga të dyja artistet shumë të dashura për publikun.