Celebrities Gossip Showbiz

Kaq xhentil! Ledri surprizon Elvanën në mes të koncertit…

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Ai thuajse kurrë nuk ka ndaluar së sjellur muzikë të mirë për ndjekësit e tij.

Jo vetëm si reper, por Ledri na ka treguar shpesh se është një djalë shumë i sjellshëm dhe xhentil. Këtë na e ka faktuar edhe më shumë me veprimin e bërë së fundmi gjatë një koncerti me Elvanën. Teksa bukuroshja i është bashkuar artistit në skenë, ky i fundit ka marrë një trëndafil nga fansat në koncert dhe ka vrapuar drejt këngëtares për t’ja dhuruar.

@iconelvana

Elvana & Ledri😍 #elvanagjata #elvanez #shqipe #ledrivula #elvana #kosovo #mike #albania #foryou #fypシ #shqip #fyp #foryouu

♬ original sound – Elvana Gjata

Një ndër çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar është Ledri Vula dhe Sara Hoxha. E cila nuk është shfaqur kurrë nëpër intervista apo ka folur rreth lidhjes së saj me këngëtarin.

Dyshja janë prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Poem Blu. Si Sara ashtu edhe Ledri postojnë vazhdimisht me vajzën e tyre dhe nuk ngurrojnë të tregojnë plot momente me të në rrjete sociale.

Nga ana tjetër Elvana, vetëm pak pasi publikoi bashkëpunimin e saj më të fundit me Mozzik, vendosi të na surprizojë me një projekt të ri, këtë herë solo, që është ‘POW’ dhe rezultoi mjaft i suksesshëm thënë kjo nga klikimet në YouTube.