Gossip Showbiz

Një kartolinë nga Roma nga familja Vula!

Një prej çifteve më të përfolur dhe shumë të dashur të shoëbiz-it shqiptarë është Ledri Vula dhe Sara Hoxha. Ajo fillimisht u bë e njohur si partnerja e Vulës, por më pas u kthye në një figurë shumë të dashur për publikun, përpos faktit që ishte një figurë politike ajo i fitoi zemrën të gjithëve me postimet e saj ‘funny’ si dhe mirësinë që rrezaton.
Gjithsesi, një dashuri të tillë të gjithë do të donim ta kishim dhe përjetonim. Por mbi të gjitha do të donim vogëlushen e vogël, Poem Blu. E cila me fytyrën e saj si një engjëll, i ka bërë të gjithë publikun dhe personazhet e njohur për vete.

Sigurisht që dhe mediat nuk pushojnë së foluri për të. Kjo familje është kthyer në më të ndjekurën në Instagram pasi postimet e shumta nga ta nuk mungojnë kurrë, më së tepërmi Sara, e cila na ngroh çdo ditë me foto e video të Poem si dhe momenete të këndshme mes familjes së tyre.
Ajo çfarë na ka ëmbëlsuar së fundmi ka qenë postimi i bërë në instaStory i Sarës, ku shfaqen të tre në qytetin e bukur të Romës.

Siç përmendëm, në postimet e tyre nuk mungon kurrsesi humori dhe në këtë story, ajo ka shkruar:

Ose ne e kemi zbukuruar Romën, ose Roma na ka zbukuruar ne, sidoqoftë mirë është

Ata duket se po shijojnë disa pushime përrallore në Itali dhe sigurisht nuk mund të qëndrojnë pa e ndarë me ndjekësit e tyre. Ne jemi shumë të lumtur që familja Vula na servis pamje të tilla, kaq të bukura…