Celebrities Gossip Showbiz

Një kërkesë publike për t’u kthyer në Itali, Beniada: “Ndihem mirë këtu…”

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

Por, dukeqenëse për shumë vite Beni ka ndërtuar karrierën e saj në Itali, padyshim që i mungon shumë dhe vendit ku ka kaluar jetën e saj dhe në një kërkese publike nga një mikeshë e saj për t’u kthyer në Itali, duket se sado që i mungon modeles në planet e saj është jetesa në vendin mëmë.

Tani për tani nuk dua të kthehem, unë ndihem mirë këtu, pastaj në jetë nuk e di cfarë mund të ndodhë, por e rëndësishme është të provosh të bësh dicka të mirë.

E ftuar në pjesën e parë të ‘Paso’ ditën e djeshme ishte Beniada, një personazh tanimë shumë i njohur dhe e dashur për ju. E diçka lidhur me të u zbulua këtë episod teksa bukuroshja u pyet se kë do të zgjidhte mes romanëve dhe milanezëve, përgjigjen na e dha Edi Manushi në fakt duke treguar kështu një sekret që nuk e dinim.