Celebrities Film & Tv

Një lajm aspak i mirë për dashamirësit e filmave të ‘Marvel’! Shtyhen data e lançimeve për…

Së fundmi kompania ‘Disney’ ka bërë një njoftim shumë të rëndësishëm për të gjithë fansat e tij. Ndoshta mund të jetë edhe një lajm jo shumë i mirë pasi të gjithë presin me padurim data e publikimit dhe të lançimit të filmave më të dashur dhe më të suksesshëm.’Disney’ ka vendosur që të shtyjë datat e publikimive të disa prej filmave më të rëndësishëm.

Filmat e njohur që janë edhe pjesë e “Marvel’ si ‘Doctor Strange in the Multiverse of Madness’ , ‘Thor: Love and Thunder’, ‘Black Panther: Wakanda Forever ‘dhe ‘Indiana Jones 5’. Treshja e filmave të ‘Marvel’ u shty secili me disa muaj më vonë për në vitin 2022, ndërsa ‘Indiana Jones 5’ u zhvendos për një vit më vonë, në 2023.

Studio gjithashtu shtyu edhe ‘Ant-Man and the Wasp: Quantumania’ për në vitin 2023, ndërsa një numër projektesh të tjera u hoqën fare nga orari i publikimit. Burimet pranë ‘Disney’ pohuan se ndryshimi gjerësisht dhe në mënyrë masive të datave të publikimit do t’u japë më shumë kohë grupeve kryesore  të cilët janë përgjegjës për prodhimin e filmit.

Ky lajm ka ardhur pasi “Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings” u bë një ‘fenomen’ i epokës së pandemisë me një fitim prej 217.8 milionë dollarë vendas dhe 414 milionë dollarë në të gjithë botën. Ndërsa këto janë shifra të larta  që kur COVID-19 ndryshoi peizazhin kinematografik në mbarë botën,

‘Doctor Strange and Multiverse of Madness’ u shty nga 25 Mars 2022 deri më 6 Maj 2022. ‘Thor: Love and Thunder’ u zhvendos nga 6 maj 2022 në 8 korrik 2022, një javë para vazhdimit të animuar të ‘Minions: The Rise of Gru’.

‘Black Panther: Wakanda Forever’ u shty nga 8 korriku 2021 deri më 11 nëntor 2022. Gjithashtu është shtyrë edhe vazhdimi i ‘Captain Marvel’ nga 11 nëntori 2022 në një datë të pacaktuar por që mendohet se do të jetë në fillim të vitit 2023.

Filmi ‘Ant-Man and the Wasp: Quantumania’ u shty gjithashtu nga data 17 shkurt e vitit 2023 deri më 28 korrik të vitit 2023. Disney ka shtyrë edhe ‘Indiana Jones 5’, e cila njësoj si ‘Black Panther: Wakanda Forever’  është aktualisht në prodhim dhe pritet që të jetë gati pas një viti të plotë nga 29 korrik 2022 deri më 30 qershor të vitit 2023.