Celebrities

Një mrekulli ndodhi, vjen në jetë 3 muaj përpara fëmija e çiftit të njohur!

Mesa duket vajza e Taylor Dye dhe Josh Kerr mezi ka pritur që të vinte në jetë. Të enjten, këngëtarja 26-vjeçare, e cila është e njohur për muzikën country “Maddie & Tae”, njoftoi në rrjetin e saj social Instagram se ajo dhe Kerr mirëpritën fëmijën e tyre të parë, e cila është një vajzë.

E lindur tre muaj më herët, Dye dhe Kerr ndanë imazhe të vajzës së tyre në një postim të përbashkët në Instagram. Në një foto, prindërit krenarë mund të shihen duke buzëqeshur pranë të porsalindurës të tyre teksa tregojnë se sa të vogla janë duart dhe këmbët e saj në fotot e tjera.

Leighton Grace Kerr, e lindur më 17 janar 2022 // ajo është e bukur, e fortë dhe gjithçka që kemi ëndërruar ndonjëherë. Ajo vendosi të jetë një Bricjap si babai i saj.

Në lidhje me këtë lajm ata janë shprehur se:

 

 

Ne tashmë mezi presim ditën kur të arrijmë ta çojmë përfundimisht në shtëpi.

Dye zbuloi se shte në pritje të fëmijës së saj të parë me Kerr nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram pasi ata u martuan në muajin shkurt të vitit 2020.

Lajmin e lumtur në atë kohë e ka bërë të ditur edhe bashkëshorti i këngës, fitues i “Grammy”, Dye në llogarinë e tij në Instagram ku kishte thënë:

@taylordye dhe unë kemi mbajtur një sekret të vogël prej disa muajsh. mami dhe babi tashmë të duan shumë, vogëlushja Kerr.

Në fillim të këtij muaji, Dye u shtrua në spital për një muaj për shkak të komplikimeve pas një kontroll rutinë të shtatzënisë. Në atë kohë, Dye ndau një selfie nga një shtrat spitali me bashkëshortin e saj në Instagram. Atje, çifti pozoi për foton me gishtin e madh lart, duke zbuluar se Dye u shtrua në spital “menjëherë” pas kontrollit të tyre 24-javor.