Showbiz

Një nga kërcimtaret e saj humb ndjenjat në skenë, Iggy Azalea injoron situatën

Gjatë koncertit të saj në Brazil mbrëmjen e kaluar, një ndër kërcimtaret e reperes Iggy Azalea humbi ndjenjat gjatë performancës.

Ajo çfarë habiti të gjithë të pranishmit ishte fakti që këngëtarja nuk bëri asgjë për të ndihmuar. Fillimisht Iggy kërkoi ndihmë nga stafi i saj por pa e vënë shumë ujin në zjarr ajo vazhdoi performancën vetëm.

Ky moment është xhiruar nga publiku i pranishëm dhe është bërë menjëherë viral ndërkohë që reperja u ‘kryqëzua’ për ftohtësinë e saj karshi kërcimtares të rënë në tokë.

Me anë të disa postimeve në historinë e Instagram-it, 28-vjeçarja u justifikua me faktin se mendoi se ajo thjeshtë ishte rrëzuar pasi kishte dëmtuar dhe këmbën dhe kur kuptoi se ishte pa ndjenja tha se nuk kishte çfarë t’i bënte.

Sipas Iggy-t, performanca vazhdon derisa muzika të ndaloi dhe ajo bëri pikërisht këtë.