Celebrities Health & Beauty Showbiz

Një platformë e re për shëndetin mendor nga Selena Gomez dhe jo vetëm! Zbuloni bashkëpunëtoret e këngëtares!

Këngëtarja e njohur Selena Gomez dëshiron të shkatërrojë stigmat rreth shëndetit mendor, kështu që së fundmi është bashkuar së bashku më nënën e saj Mandy Teefey dhe bashkëthemeluesen e ‘Newsette’, Daniella Pierson për të nisur “WonderMind”, një platformë e re që ka këtë si qëllim kryesor.

Duke folur për ‘Entrepreneur’, treshja tha se ishin frymëzuar për të krijuar ‘WonderMind’, pasi diskutuan nëse mund të bëhet më shumë për të normalizuar bisedat rreth shëndetit mendor dhe ndanë një shqetësim të përbashkët se, startup-et dhe aplikacionet e shumta të mirëqenies po turbullonin ujërat. Kompania, e quajtur ‘WonderMind’, do të lançohet për herë të parë në shkurt të 2022-it.

29-vjeçarja zbuloi lajmin teksa u shfaq në kopertinën e ‘Entrepreneur Magazine’ së bashku me koleget e saj. Gomez ka folur hapur për vështirësitë e saj në vitin 2015 kur zbuloi se ishte diagnostikuar me lupus dhe kishte kaluar nëpër kimio për ta trajtuar atë dhe në vitin 2017 iu desh t’i nënshtrohej një transplanti veshkash.

Ajo luftoi me ankthin, depresionin dhe sulmet e panikut si rezultat i lupusit të saj. Në artikull, themeluesja e “Rare Beauty” theksoi rëndësinë e shëndetit mendor teksa detajoi vështirësitë e saj, veçanërisht kur bëhej fjalë për mediat sociale.

Është një nga ato momente ku ndihem më afër mamit, jemi mbledhur për të folur për diçka që secili prej nesh e ka përjetuar në mënyrën e vet. Ishte e mrekullueshme. Shëndeti mendor është diçka që e ndjej shumë afër zemrës sime. Është shumë e rëndësishme që të ketë vende ku njerëzit mblidhen dhe kuptojnë se nuk janë vetëm në rrugëtimin e tyre të vështirë.

Ndërkaq, një sezon i kartërt pritet të vijë së shpejti nga emisioni i kuzhinës së Selena-s, ‘Selena + Chef’. Lajmi për programin e këngëtares u raportua fillimisht të mërkurën, kur u zbulua se seria e re e episodeve do të jepet premierë në ‘HBO Max’ vitin e ardhshëm. Programi fillimisht u shfaq premierë gushtin e kaluar dhe ka qenë një hit që nga fillimi i tij.

Gomez lëshoi një deklaratë në lidhje me sezonin e ardhshëm të programit të saj dhe u shpreh përmes ‘Deadline’ se mezi priste të mësonte më shumë këshilla dhe truket në kuzhinë.

Mezi pres një tjetër sezon e të jem në kuzhinë me disa nga kuzhinierët më të mirë në botë. Shpresoj që aftësitë e mia të jenë përmirësuar.