Celebrities Gossip Showbiz

Një romancë e re në horizont, Jennifer Aniston dhe David Shwimmer janë tashmë së bashku?!

Aktorët e njohur të serialit ikonik “Friends”, Jennifer Aniston dhe David Schwimmer thuhen se tashmë janë në një lidhje romantike mes tyre dhe fansat janë çmendur pas kësaj. Dyshja kanë pranuar ndjenjat e tyre për njëri-tjetrin gjatë episodit “Friends: The Reunion” dhe tashmë aktorët duken se janë afruar më shumë që pas kësaj. Një burim pranë tyre ka thënë se:

Pas ribashkimit, u bë e qartë se rikujtimi i të shkuarës ka nxjerrë në pah ndjenjat që ata kishin dhe se kimia që kaq shumë janë përpjekur që ta groposin, në fakt është ende prezente. Ata filluan menjëherë të komunikonin dhe muajin e kaluar, David udhëtoi nga New York për në Los Angeles për të takuar Jennifer.

Sipas burimit të afërt, Aniston dhe Schwimmer kanë qendruar në shtëpinë e aktores, ku ajo gatuante darka romantike gjatë mbrëmjeve dhe kanë shijuar kohën e kaluar së bashku. Ata vizituan dhe vreshtën e preferuar të Jennifer në Santa Barbara, ku u pa qartë se ka pasur shumë kimi mes tyre. Nga ana tjetër, aktorët i kanë mohuar këto thashetheme.

Schwimmer ka pranuar se ka pasur një pëlqim të madh për Jennifer gjatë xhirimeve të serialit të viteve 1994-2004 dhe ajo tha se kjo ishte reciproke.

Të dy e pëlqenim njëri-tjetrin por ishim si dy njerëz që nuk takoheshin kurrë në një pikë. Njëri nga ne ishte gjithmonë në një marrëdhënie tjetër dhe ne nuk e kaluam kurrë kufirin. 

Ross dhe Rachel erdhën përsëri si personazhe javën e kaluar, kur David postoi një fotografi në instagram teksa pozonte me një bluzë ku dukeshin qartë dyshja romantike në serial, për koleksionin e tyre të ri të veshjeve dhe suvenirëve të “Friends”. Ndërsa Jennifer postoi një foto me mbishkrimin: “Sa për informacion, ne nuk ishim aspak në një pauzë”.