Celebrities Gossip Showbiz

Një ‘yll’ si Ylli! Kënga më e fundit e këngëtarit me sukses ndërkombëtar…

Ylli Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut.

Por, së fundmi Ylli na ka treguar se nuk ka marrë vetëm zemrat e publikut shqiptar, por dhe të atij zvicerian. Kënga e tij më e fundit ‘9’ renditet e treta në listën e këngëve më të dëgjuara në Zvicër. Një pozicionim kaq i mirë në vetëm pak kohë nga lançimi.

Jo vetëm me videoklipe, por Yll Limani është mjaft aktiv dhe me koncerte të shumta në shumë vende si brenda dhe jashtë vendit. Dhe sigurisht që kuptohet se dhe pjesëmarrja dhe mbështetja e fansave është mjaft e madhe. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Rikujtojmë se, këtë muaj nis një seri dokumentarësh muzikorë me artistët më të rëndësishëm të 20 viteve të fundit të cilët këndojnë Live hitet e tyre më të dashura si edhe tregojnë për herë të parë çdo gjë të jetës profesionale dhe asaj personale. Ledion Liço rikthehet me skuadrën e tij të Top Awards 2016 dhe na garantojnë që do të jetë një sukses.

Teksa ende nuk është zbuluar se cilët do të jenë të gjithë artistët që do të performojnë në “A Live Night”, kemi zyrtarisht emrin e parë. Ishte pikërisht Yll Limani ai i cili sapo ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një video teksa është në prova dhe po performon hitin e tij më të ri të titulluar “9”. Epo, tashmë një prej surprizave u zbulua. Tani ne na duhet të presim edhe fare pak për të mësuar më shumë.