Gossip Showbiz

Njihuni me look-un e ri të Alban Skënderajt!

Ai është padyshim një nga këngëtarët më të mirë të vendit dhe këngët që ai sjell për publikun dhe fansat e tij kthehen menjëherë në hite. Po flasim pikërisht për artistin dhe kantautorin e njohur, Alban Skënderaj.

Para pak ditësh Albani ka publikuar këngën e tij më të re ‘Kush ta ndien ty aromën’. Teksti i këngës të cilën Skënderaj e ka shoqëruar dhe me videoklip është shkruar nga vetë këngëtari. Falë zërit të tij të talentuar, ai ka arritur të veçohet gjithmonë si një nga këngëtarët me të suksesshëm shqiptar.

Ju nuk mendoni kështu?!

Risia e fundit e 38-vjeçarit duket se ka të bëjë me look-un e tij. Meqenëse stina e pranverës po afron, Albani ka zgjedhur të vijë me një look të ri që mund të themi se i shkon shumë. Me anë të një postimi në Instagram, ai me shaka ka pranuar se koka e tij tanimë ndihet 2 kg më pak.

Ai ka shkruar:

Stinë e re, look i ri!

Rikujtojmë, se Albani dhe bashkëshortja e tij, Miriam Cani janë prindër të dy fëmijëve, djalit 1-vjeçar të quajtur Duamë dhe vajzës 5-vjeçare të quajtur Amel. Dyshja e njohur kanë rreth 15 vite me njëri-tjetrin dhe dashurinë e tyre disa-vjeçare ata e celebruan me martesë në ishujt Maldive në vitin 2019.