Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Nuk e di a është ftohje apo thjesht…”/Si e shikon Gigliola Haveriku raportin e çiftit Ilnisa-Meriton?!

Sot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë regjisorja dhe ish-finalistja e DWTS, Arnita Beqiraj dhe nëpërmjet një lidhjeje telefonike Gigliola Haveriku së bashku me Eni Shehun. Ata kanë diskutuar së bashku në lidhje me ngjarjet kryesore të ndodhura brenda 24 orëve në shtëpinë e BBV, banorët dhe ndarja e tyre në çifte për t’u përballur në nominim si dhe për çiftin Ilnisa-Meriton.

A mendon këngëtarja e njohur se mes çiftit Ilnisa-Meriton ka një lloj ftohje së fundmi?

Nga videot që shoh, sikur nuk i kam parë më aq të lidhur dhe aq të ngjitur me njëri-tjetrin. Nuk e di a është ftohje apo thjesht normalitet dhe nuk i kanë nxjerrë sepse janë po njëlloj kamerat tani nuk e di këtë pjesë por mbetet për t’u parë nesër se çfarë surprize do t’i bëjë Meritoni. 

Unë shpresoj shumë që t’i çojnë një familjar sepse kam përshtypjen që ajo ka shumë nevojë tani në këtë fazë, do t’i jepte një kurajo dhe një forcë shumë të madhe. Nga telefonata që bëri me Anaisin aty kuptova që ajo mori forcë nga ajo gjë dhe nuk pati një moment dobësie. 

Duke qenë se Eni dhe Gigliola e njohin Ilnisën edhe nga jashtë Arnita i pyeti nëse është edhe jashtë kaq e ashpër?

Ilnisa nuk është e ashpër biles është një natyrë shumë e ndjeshme por ka këtë maninë e të mbrojturit kur ndihet e sulmuar. Si të gjithë ne por ajo shpërthen pak më shumë sepse është brenda një loje nervash. Aty brenda kam përshtypjen që e ka marrë këtë rolin e agresives pasi që në fillim është sulmuar shumë nga të gjithë banorët. Nuk po bëj avokatin e djallit por në fillim ajo ka qenë fokusi pak nga të gjithë që sulmonte.