Celebrities Showbiz

Nuk e paskemi ditur, Ori Nebijaj ka qenë pjesë e programit të dashurisë?!

Ori Nebijaj është padyshim një nga moderatoret më të dashura nga publiku. E shohim çdo ditë në emisionin e mëngjesit në “Wake Up”, ku së bashku me Isli Islamin, na e bëjnë zgjimin më të bukur me temat dhe të ftuarit interesantë që kanë në studion e tyre.

Mbrëmjen e kaluar në ekranin e Top Channel u transmetua episodi i 8-të i “Ëndërrtjerrësit”, “Në kërkim të talenteve”. Pas transmetimit të parë në vitin 2001, Top Channel e zgjeroi gamën e programeve, duke iu përshtatur të gjitha zhanreve dhe grupmoshave.

Përpos të tjerash, programacioni i viteve të para kishte në fokus të rinjtë dhe zbulimin e talenteve, duke u fokusuar tek formatet talent show, gjë që Top Channel e ka bërë përgjatë 20 viteve. Ajo që ndoshta disa prej nesh mund të mos e kenë ditur, është se Ori është shfaqur në ekran edhe si një vajzë në kërkim të dashurisë në emisionin “Kupid” të drejtuar nga Albana Osmani.

Tek “Ëndërrtjerrësit” janë shfaqur pamjet kur Ori u takua me Armandon dhe detyroi motrat që të ulnin automatin në mënyrë që të mos e shihnin prindërit. Ajo u shpreh lidhur me këtë:

Unë atëherë bëja një “Top Select” të ngjashëm me Tur Hyskon, ndërkohë që ula automatet e shtëpisë dhe i thoja motrave, në filan orë hiqni dritat në shtëpi që të mos e shohin mami e babi. “Kupidi” e bëri punën e tij.

Rikujtojmë se, mbrëmjen e kaluar pjesë e emisionit ishte dhe moderatorja Dojna Mema. Ajo ka treguar se ka qenë shtatzënë gjatë gjithë kohës kur prezantonte “Big Brother Fan Club”.

 Gjatë gjithë kohës së “Fan Club”-it kam qenë shtatzënë. Kam pasur siklete, por pjesë e punës sonë është që për sa kohë pranoj të bëj një program, nuk ia vlen të diskutosh ato siklete.