Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk është fare tipi im, më pret dikush jashtë”, Antonela pranon se është në një lidhje dhe refuzon haptazi Claudion!

Nuk kalon një ditë në shtëpinë më të ndjekur në vend që mos të ketë ndonjë përplasje apo debat mes banorëve. Sigurisht që nuk mungojnë as deklaratat e papritura. Kujtojmë se banori më i ri që u bë pjesë e “Big Brother VIP” është serfisti, Claudio.

Që me hyrjen e tij ai ka shprehur një farë pëlqimi për Antonelën dhe madje filloi me flirtet e para që në fillim. Mirëpo, duket se ky afrimitet e ka bezdisur bukuroshen, e cila në një bisedë të bërë së fundmi me Arjolën, ajo e ka treguar se është ndjerë e bezdisur dhe se ka dikë që po e pret jashtë.

Nuk është fare tipi im dhe më vendos në siklet, unë i thashë se nëse Pajtimin dhe Arbërin mund t’i përqafoj si shokë se e ndiej dhe i kam si vëllezër, ty nuk të pëqarfoj dot se e di që ke pëlqim për mua. Pastaj një e dy rri dhe më prek te këmba. Jam munduar t’ja shpjegoj edhe që më pret dikush jashtë. “Claudio e keqkuptoj sikur unë kisha interes për të dhe më tha je tall me mua, unë sidomos dikush ka pëlqim ndaj meje e respektoj. Preferoj të vuaj unë. Edhe u ndjeva shumë palidhje sikur e bëra të vuante.