Celebrities Gossip Showbiz

Nuk harroj kurrë që ta falenderoj Zotin që e ka sjellë në jetën time!” Aleksia Peleshi habit me deklaratën e dashurisë për Romeon

Dyshimet për një lidhje të mundshme mes vajzës së ish- zv/ kryeministrit Niko Peleshit, Aleksias dhe Romeos kanë kohë që po qarkullojnë. Fillimisht u përfol se dyshja po bashkëjetonin me njëri-tjetrin, pas ndarjes së këtij të fundit me Jonida Maliqin dhe në disa foto që vetë bukuroshja publikonte në rrjete sociale ku dukej qartë Romeo.

Kështu u vërtetua lidhja mes tyre, megjithatë një periudhë ata nuk u panë me njëri- tjetrin duke u dyshuar kështu për një ndarje. Mirëpo, deklaratat e fundit të bëra nga Aleksia në një intervistë na tregojnë krejt të kundërtën. E pyetur për Romeon, ajo tregoi dashurinë e madhe që ka për të dhe sa shumë i ngjason me të atin.

E vërteta është se Romeon e dua shumë, shumë është pak të thuhet, e dua me gjithë forcën që kam në zemër për të dashur.një person. Kur bëj ato lutjet e mia, nuk harroj kurrë që ta falenderoj Zotin që e ka sjellë në jetën time.Fakti kryesor që e dua shumë është se ai ma kujton shumë babain tim, e unë nuk kam njohur kurrë dikë që më kujton babin. Babi im është një njeri shumë i rrallë.

Aleksia, gjithashtu u pyet nëse ishte ajo që u bë shkak për ndarjen e Romeos nga Jonida, por ajo e mohoi këtë duke treguar ata ishin të ndarë prej dy muajsh.

Jo, ata ishin ndarë. Kishin 2 muaj që ishin ndarë dhe kishin shkëputur marrëdhëniet përfundimisht.

Jonida, gjithashtu reagoi kur Romeo dhe Aleksia konfirmuan lidhjen dhe nëse jeni kuriozë se çfarë tha ajo, këngëtarja i uroj mbarësi dhe Aleksia e falenderoi publikisht duke treguar se nuk ka patur kurrë më kontakt.

Ndërkohë që, të ftuar në “Pardon My French” në TAR, binjakët Veshaj kanë treguar se nuk kanë asnjë ‘Margaritë’ në jetën e tyre. Nuk dihet nëse asokohe, Romeo dhe Aleksia kanë qenë në ndonjë pauzë, megjithatë tani mund të themi me plot gojë se janë bashkë dhe duken më të lumtur se kurrë.