Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk i flas më, kam dashur ta ruaj se më ka ardhur keq”, Donaldi nuk pranon të flasë më me Arjolën!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

E spektaklin e ditës së djeshme një debat shumë i fortë ndodhi mes Donaldit dhe Arjolës, ku nuk munguan as tonet e larta të zërit. Fillimisht, ishte Arjola që u shpreh se i ka besuar Donaldit disa gjëra, ndërsa ky i fundit i ka përdorur sipas saj.Donaldi reagoi duke thënë se ka menduar për të, pasi e sheh si të pozicionuar ndaj Ilirit.

Pas këtij debati, Donaldi u shpreh shumë i mërzitur me aktoren dhe në një bisedë me Antonelën është shprehur se i vjen keq për të dhe se nuk do t’i flasë më.

Donaldi: Unë Arjolës nuk i flas më, për asnjëlloj gjëje. Tull gjërat në kokë… unë kam dashur ta ruajë se më ka ardhur keq. Më vjen keq, se ka tre fëmijë, të betohem më vjen keq.

Antonela: Unë s’e kam pasur shansin këtu të tregojë një histori timen se s’ma ka dhënë kush atë hapësirë, se ulesh me Arjolën tregon ajo.

Tanimë janë kaluar më shumë se 60 ditë në shtëpinë e “Big Brother” dhe largimet nuk janë të pakta. Mbrëmjen e djeshme, Sabiani la përgjithmonë shtëpinë duke humbur garën për çmimin e madh.

Nga largimi i Sabianit, miku i tij më i ngushtë brenda shtëpisë Iliri, u ndje shumë keq as sa u përlot. Që prej fillimit, dyshja krijoi një marrëdhënie shumë të mirë me njëri- tjetrin, duke u bërë të pandashëm.

Në largimin e tij, Sabiani vendosi të mos takojë disa banorë, me të cilët ka patur disa debate. Bëhet fjalë pikërisht për Dj PM, Dj DAGZ dhe Einxhel